Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri(s).
Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të Samitit të premten, kreu i qeverisë greke i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës, njëherësh duke thënë se ka informuar kolegët europianë mbi rastin “Beleri(s)”.
“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryetarit të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur i jepër arrest dy ditë pas zgjedhjes së tij, duke qenë aktualisht në burg – sipas mendimit tonë – me dispozita të dyshimta procedurale”, tha Mitsotakis.
Kryeministri e cilësoi rastin “Beleri(s)” si “goditje për shtetin e së drejtës dhe përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar normaet evropiane”, duke shprehur dëshirën për një zgjidhje të shpejtë, por dhe duke deklaruar se në të kundërtën “do të jetë një element i vlerësimit grek të kursin europian” të vendit. “Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt, një çështje shumë e rëndësishme për ne”, theksoi Mitsotakis. “Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri”, theksoi ai.
“E respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua ta jem shumë i qartë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të kalojë kështu, pa pasur reagim nga Greqia”, përfundoi kryeministri grek. /sarandacity.al/