Dekorimet e diskutueshme të presidentit Meta, të cilat ofrohen në masë prej kohësh, e për të cilat aludohet se janë më shumë një llogari politike e tij, kanë mbërritur së fundi dhe në Sarandë.
Njeriu që ka përfituar nga ky zell presidencial është pikërisht trajneri i Butrintit Milto Gurma, duke u shpallur “Mjeshtër i Madh”.
“Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”, është motivacioni i kreut të shtetit në dhënien e kësaj dekorate. /sarandacity.al/