Kandidati i PD-së në Sarandë, Jolio Dine së bashku me të rinjtë e FRPD-së kanë vijuar praktikën e trokitjes derë më derë për të shpërfaqur programin politik të kësaj partie në Lagjen 1.
Kësaj here ai ka takuar pronarët e bizneseve dhe ka treguar pikat kryesore që PD do të ketë si prioritet kur të jetë në pushtet.
“Me Manjolën, Benin, Julin, Enin dhe të rinjtë e FRPD sot portë më portë të bizneseve të lagjes nr.1 për të shpërndarë programin e Partisë Demokratike”, është shprehur Dine në faqen e tij të Facebook-ut pas këtij takimi. /sarandacity.al/