Kandidati për deputet i mazhoracës, Dr. Niko Kuri, përshkroi cilësi të banorëve të Karahaxhit, që sipas tij, janë një model se si duhet jetuar në këtë vend.
“Karaxhotët në bashkinë Finiq dallohen për dy gjëra: për palodhshmërinë dhe nikoqirllëkun, dy veti që në kohën moderne, nëse ke dhe pak intuitë sipërmarrjeje, të japin të domosdoshmet për të jetuar.
Me këtë arsyetim vizitova fshatin dhe dy prej bizneseve te suksesshme: qendrën turistike me emërtimin Foinike që çdo vit pret rreth 15 mijë turistë dhe kompleksin e serave që ndodhet në jugperëndim të fshatit që furnizon me domate cilësore gjithë jugun e Shqirisë”, shkruan Kuri.
Ndërkohë, në fund të mesazhit ai i mëshon fjalës “mbijetesë” në lidhje me të ardhmen e banorëve të Finiqit, duke iu trembur një tretjeje demografike të minoritetit.
“Bashkëbisedova aty me të palodhurit dhe ndjeva shpirtin plot shpresë se po të punojmë si ata në vendlindjen tonë, do të mund të mbijetojmë”, përfundon mesazhin e tij kandidati Niko Kuri. /sarandacity.al/