Deputeti i Sarandës Alkety Hyseni vijon të jetë aktiv këtë fushatë, edhe pse nuk do jetë më i tillë.
Ai promovon rregullisht investimet e qeverisjes së PS-së në zonë, duke finalizuar me thirrjen për të votuar PS-në dhe Edi Ramën.
Alket Hyseni ka qenë deputet për një mandat në zonë, zgjedhur në vitin 2017.
Para këtij viti, emri i tij ishte i “tkurrur” brenda administratës së kryeministrisë. Ai mbulonte aty sektorin e Pastrimit të Parave si këshilltar i Ramës për këtë linjë.
Njëherësh merrej dhe me Reformën në Drejtësi. Por në një moment ai do largohej nga pozicioni tij në kryeministri, për të kaluar muaj më vonë në atë ët aspirantit për deputet.
Dhe sinjali i parë i tij se do qe i tillë, pikërisht në Sarandë, u dha gjatë inagurimit të xhamisë së re të Bamatatit në Delvinë, asaj me një arkitekturë moderne.
Aty, Alket Hyseni mbajti një fjalë përshëndetëse ku shprehu gadishmërinë e qeverisë për legalizimin e të gjitha objekteve të kultit.
Por fjala tij përfundoi me një kumt të denjë për një klerik musliman, duke thënë “Allahu është më i madhi”, kredo e besimit islam.
Prej aty, me këtë frazë që u bë lajm, Alket Hyseni do qe pjesëmarrës në çdo event të targetgrupeve të ndryshme shoqërore që ka Sarandë, të sferës së besimit, të atyre sociale apo etnike. /sarandacity.al/