Sipas medias greke, më saktë Kathimerini-t, , kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës për 6 muaj, për të zëvëndësuar kështu humbësin ngushtësisht përballë Belerit, kreut ende në detyrë, Jorgo Goro.
Më pas, nëse Beleri shpallet i pafajshëm nga gjykata, do të marrë mandatin në krye të bashkisë, e nëse shpallet i fajshëm, do të organizohen zgjedhje të reja.
Tavo ka qenë dikur deputet i PS-së, por kur socialistët ishin në pushtet ai kaloi te LSI.
Tavo njihet si ndër figurat më të fuqishme të minoritetit në jug. Nuk dihet nëse ai e ka pranuar këtë ofertë, ndërkohë që kohët e fundit po kalon dhe një periudhë të vështirë në jetën familjare për shkak të humbjes së të bijës në një aksident. /sarandaciy.al/