Presidenti Meta, në valën me theks të qartë elektoral, ka dekoruar dhe Qani Sadikun me origjinë nga fshati Markat i Sarandës. Ai është një nga simbolet e qëndresës antikomuniste, i cili ka vuajtur 20 vite ne kampet dhe burgjet e atij regjimi.
“Vlerësova me Titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, zotin Qani Sadiku, një nga qëndrestarët heroikë dhe të papërkulur kundër dikaturës komuniste, në shenjë vlerësimi për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtet të drejtë dhe jetë me dinjitet.
Për kontributin si veprimtar dhe drejtues shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të shtresës së ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri”, shkruan Meta.
Më pas, kreu i shtetit i mëshon qartë këtij dekorimi aspektin politik të ditës shkruan: “Brezi i ri i lirisë nuk duhet dhe nuk do ta lejojë rilindjen e metastazave të diktaturës, qofshin këto të shfaqura edhe si elemente të autoritarizmit dhe deformimit të demokracisë”. /sarandacity.al/