Në redaksinë e sarandacity.al ka mbërritur një denoncim mbi zaptimin e një trualli në Ksamil me qëllim ndërtimi.
Ne po publikojmë denoncimin, i cili është me foto e video, madje dhe me një dokument, si provë nga denoncuesi që ai nuk gënjen, si dhe e falenderojmë për besimin e treguar ndaj nesh në këtë denoncim.
Dokumenti, sipas denoncuesit, tregon se si qytetari ka përfituar prona të tjera në forma të tilla.
I denoncuari është më emër e mbiemër, por që redaksia vendos që të mos ia publikojë, duke synuar që çështja të zgjidhet pa e dëmtuar në imazhin publik.
Shpresohet që me këtë formë, ai që është në shkelje ose të tërhiqet, ose t’i vërtetojë denoncuesit se është në rregull me ligjet e shtetit. Dhe e gjitha kjo duke ia kursyer diskretitimin publik.
Denoncimi:
Dua të bëj një denoncim
Për zaptimin e një trualli nga ana e këshilltarit socialist të Bashkisë Sarandë…..
Ky akt i shëmtuar ka ndodhur në datë 12.04.2021, ku ky zotëri, pa asnjë lloj dokumenti e ka ka rrethuar truallin.
Bashkia thotë “e dimë që është pa leje, por ja, do t’ja prishim. Ndërkohë s’po merret asnjë masë.
Trualli ndodhet poshtë restorant “Kështjella” në Ksami
Kemi vajtur dhe te ALUIZNI, s’ka asnjë dokument.
Madje dhe vetë bashkia e pranon, por thotë se “do vemë sot e do vemë nesër”.
Ndërsa zotëria shprehet se do ndërtoj lokal deri 25 prill.
Ndaj kemi bërë një aplikim me shkrim që të shkojnë ta prishin, ndërsa Policia e Shtetit thotë se “kemi bërë kallzim në Prokurori.
Por asnjë masë. Zotëria do të bëjë ndërtim aty këto ditë, rreth 1000 m2. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Ys4xj-jSpzo
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?