Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Do votonte PS-në, bomba politike e rënë mbi Habib Muston nga Delvina: ushqehet nga djali i paralizuar!

by PorositWeb
16 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Habib Musto s’e kish menduar se pas 17 vitesh punë, duke qenë krejtësisht i lidhur me aftësinë e vet në profesion e aspak me ndonjë parti, do e shihte veten të sikterosur nga vendi i punës me arsyetimin e një “shkurtimi në organikë”.

Trishtueshëm, gjithsesi e ka besuar se kjo mund të ishte e vërtetë, pasi nuk ka dyshuar aspak në ndonjë arsye tjetër që mund ta heq nga ai pozicioni që i kishte shërbyer me zell për 17 vjet në punët publike të Bashkisë së Delvinës. Por kur ka parë që vendin e tij e kanë zënë të tjerë, për më tepër joprofesionistë si ai, ahere ka ndjerë se mbi të ka rënë bomba e politikës, e përkthyer në bombë të varfërisë.

Iljazi i paralizuar

Sepse sot, prej kur e hoqën nga puna, Habib Musto jeton, ai e familja, me të vetmen të ardhur, e cila është ndër ironitë më therrëse: pagesën e invaliditetit të një prej djemve që e ka të paralizuar në shtrat prej 9 vitesh, e që më gjasë aty do e përfundojë jetën.

Iljazi, sot 27 vjeç, si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, gati pa shërim – venat e muskujve të këmbëve nuk furnizohen me gjak – zuri shtratin si i paralizuar para 9 vitesh.

Dhe nuk mbarron me kaq; i biri tjetër, Janaqi, ka dhënë shenja fatale që mund të ketë të njëjtin fat, pasi ka nisur të çalojë.

Janaqi me të bijën

E gjitha kjo që po përjeton i mblidhet kob në grykë prej heqjes nga puna në Bashkinë e Delvinë, aty ku ka kaluar kryetar pas kryetari, pa u trazuar nga askush. Tej kësaj, sheh se punën e tij sot mezi e bëjnë tre veta nga ata që i kanë zënë vendin.

Por për kë votoi apo për kë do votonte sot Habib Musto?

I vjen habit të pyetet se me ç’parti është, pasi s’e koncepton veten të jetë me ndonjë parti, por, me sinqeritet fëmije thotë se ka votuar atë forcë me të cilën ka punar e është ushqyer; që do të thotë se sot do votonte PS-së, e se dhe herë të tjera, në varësi se kush e ka patur bashkinë ku ai ka qenë rrogëtar, ka drejtuar votën e tij.

Një gjë duhet ditur kur sheh fatin e zi të Habib Mustos: se ata që drejtpërdrejt ose tërthorazi i kanë hequr bukën e gojës duke i rrëmbyer vendin e punës, janë në provën e madhe të ndërgjegjes së tyre. Janë në provën e madhe të të kuptuarit se s’mund t’u ecë mbarë në asgjë nëse i kanë hyrë në hak dikujt. /sarandacity.al

Tags: Kryesore
Previous Post

Intervista/ Dr. Niko Kuri: Investimi im politik, që dhe minoriteti mos e lërë Shqipërinë

Next Post

Denoncim nga Ksamili për qyetarin e Sarandës: si e zapton truallin për ndërtim

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023
Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?
Sociale

Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?

4 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.