Dr. Niko Kuri, kandidat për deputet i mazhorancës në 25 prill, e ka me merak fatin e minoritetit në Sarandë.
I lidhur fort me këtë qytet, pa bërë asnjë diferencë në shërbimin si mjek ndaj kujtdo, e provuar kjo, doktori që është përfshirë në sfidë politike, synon, ndër të tjera që kontribuojë që minoriteti ta ndërtojë jetën këtu.
Ndër të tjera, ai synon të investohet në bashkëjetesën komunitare, ku thekson se fërkimet, jo të pakta në këto vite, nuk vijnë nga njerëzit e thjeshtë por nga politika.
Në një intervistë për sarandacity.al., kandidati Kuri flet dhe për atë se si do e ndajë jetën mes mjekut dhe deputetit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/KHxxw3PxS74