Ka reaguar menjëherë qytetari i Sarandës i denoncuar nga Ksamili për zaptim trualli për ndërtim.
Ai hedh poshtë gjithë për çfarë pretendohet nga denoncuesi, duke u treguar i gatshëm të ofrojë dokumente shtetërore si prova e së kundërtës së akuzave të bëra në drejtim të tij.
Për të, bëhet fjalë për një grup kriminal që po tenton të rrëmbejë më forcë një pronë që nuk ështe e tyre.
Ky grup, sipas qytetarit të denoncuar, po përfiton nga fushata për t’i dhënë dhe ngjyrim politik çështjes.
Ai paralajmëron se do jetë ai denoncuesi i rastit me provat që disponon.
Si në rastin e denoncimit, dhe në këtë reagim, redaksia e sarandacity-t e sheh të udhës të mos përmend emra deri në çastin kur qyetari të ofrojë provat e tij dhe me zgjedhjen e tij për t’u vetëbërë publik.
Ky është rasti për të kujtuar se sarandacity nuk mban kahjen e askujt në një konflikt, aq më pak kahje me prapavijë politike, duke qenë vetëm në shërbim të së vërtetës dhe së drejtës.
Po kështu, sarandacity, në emër të një standarti etik, nuk do nxitojë të përmend emra të përvetçëm në raste të nxehta, në ruajtje të dinjitetit të çdokujt derisa të dalë e vërteta. /sarandacity.al/