Me gjysmë orë vonësë nga axhenda, shefi i opozitës Lulzim Basha mbërriti në selinë e PD-së në Sarandë, ku poshtë saj, nën fanfara dhe brohorima, hipi mbi kofano duke thënë se prej nga ky qytet niste sot një rrugëtim drejt fitores.
Nga Saranda, tha ai, do kalojë më pas në 9 qytete, që është dhe numri i PD-së në fletën e votimit, ku për destinacion është fitorja.
Fjalimi i tij disaminutësh karakterizohej nga stili ligjërues i Berishës para turmave, ku veçojnë kantilenat në fund të çdo fjalie, me zgjatime fraze në kreshendo. Por dhe përbërja e fjalëve gjithashtu. /sarandacity.al/
https://youtu.be/hPP3u_WqVYM