Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë së bashku me Policinë e Shtetit ka shembur një ndërtim pa leje, të ndërtuar së fundmi në një pronë private dhe të ndodhur në afërsi të Manastirit të Shën Gjergjit, në rrugën nacionale Sarandë – Ksamil.
Ndërtimi është proçeduar nga ana e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe është ekzekutuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse të Bashkisë Sarandë.
Bëhet fjalë për një ndërtim me strukturë të lehtësuar, i cili ishte ndërtuar pa leje përkatëse ndërtimi.
Prishja e këtij objekti përkon edhe me vizitën e kryeministrit atë ditë në Sarandë, i cili duket se ka përgëzuar punën e kryer, pasi bëhet me dije se denoncimi për kryerjen e këtij ndërtimi ishte bërë edhe pranë zyrës së tij. /sarandacity.al/