Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Vlorë, Bujar Leskaj ka organizuar një aktivitet me temë ” Sesion shkencor për jetën dhe veprat e Hasan Tahsinit dhe Bilal Xhaferrin”
Ina Zhupa dhe Jolio Dine, kandidatët e PD-së në Sarandë kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet.
Hasan Tahsini është një ndër rilindasit më të mëdhenj, fetar dhe mendimtar i shquar, emrin e të cilin mban dhe gjimnazi i Sarandës apo dhe një pjesë e shëtitores.
Ndërsa Bilal Xhaferri ka qenë disident komunist dhe shkrimtar.
Që të dy kanë nga një bust në shëtitore.
Motra e shkrimtarit së Bilal Xhaferit, Antike Myrtaj ka qenë e pranishme gjithashtu në sesion.
Më poshtë mund të ndoqni një fjalëmbatje nga sesioni si dhe një intepretim të poezisë së njohur të Bilal Xhaferit, “Trëndafilat e Çamërisë”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/m9ZzTZEwmlg
https://youtu.be/b95YWi3JTBs