Kandidati i PS-së Niko Kuri ka takuar të rinj që votojnë për herë të pare, duke u kumtuar atyre se si duhet ta adresojnë votën.
“Nuk qenka aspak e lehtë të flasësh para të rinjve që votojnë për herë të parë dhe sidomos para atyre që janë gati të përzgjedhin rrugën e jetës.
Ata janë plot dije, janë plotë dritë dhe drita e syve të tyre është përshkuese. Depërton në çdo qelizë të mendjes tënde dhe të zbulojnë çdo mendim që denjon ta fshehësh”, është shprehur dr. Kuri pas këtij takimi.
Madje ai shton dhe disa mënyra sesi duhet të sillesh me të rinjtë dhe se e ndien ai veten para tyre.
“Me ata duhet të jesh i çiltër, i sinqertë. Kështu e ndjeva unë veten para grupit të të rinjve që bashkëbiseduam për problemet e tyre në Sarandë.
Për ta duhet të bëjmë shumë më shumë që rruga e jetës së tyre të jetë më e mirë se e jona dhe të jetë me kthim në vendlindje”, shprehte Niko Kuri në faqen e tij të Facebook-ut. /sarandacity.al/