Kënga e përzgjedhur për spotet elektorale të fushatës së PD-së është kënga “Unstoppable” (Pandalur) e Sia-s.
S’mund ta përshkruante më mirë ditën e sotme kur Ina Zhupa ka marrë çadrën dhe ka dalë rrugëve të qytetit për të takuar çdo qytetar që i del përpara.
“Me çdo qytetar!
Nevoja për ndryshim është jetësore!
Bashkë mund t’ja dalim. Edhe 6 ditë na ndajnë nga referendumi popullor për ndryshim”, shprehet kandidatja demokrate për këto takime të rastësishme në rrugë, në kafet e qytetit, në tregun fshatar, nëpër fast-food-e, ku ju ka shpërndarë atyre fletushkat me mesazhin e PD-së të shkruar në to. /sadandacity.al/