Arsimi do të jetë ndër sektorët prioritarë dhe me mbështetje të madhe për Partinë Socialiste edhe gjatë mandatit të 3 qeverisës.
Kandidate për deputete me nr 4 në Qarkun e Vlorës, Anila Denaj, zhvilloi një takim me drejtues të shkollave të Sarandës, ku shkëmbyen mendime për projekte të reja dhe për nxitjen e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës.
“Arsimi mbetet një nga sektorët prioritarë, që ka marrë vëmendje të shtuar nga qeveria socialiste, ku më e fundit ishte rritja e pagave me 15%.
Në takimin me drejtuesit e shkollave të Sarandës, por jo vetëm, ndamë mendime për projekte të reja dhe për nxitjen e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës“, shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.
Edhe gjatë mandatit 3 do të vijojmë të mbështesim këtë sektor për zhvillimin e tij, shprehet Denaj në takimin me arsimtarët. /sarandacity.al/