Më pak se një dekadë më parë, në vjeshtë të vitit 2011, muaj pasi kishte dalë nga Bashkia e Tiranës nga një proces tejet i diskutueshëm numërimi votash, i cili kishte kthyer përmbys fitoren e tij të katërt në Tiranë përballë Lulzim Bashës, kryeministri i sotëm Edi Rama do shkruante një manifest politik me emrin “Kurban”, një libër që pati një botim të disahershëm për shkak të kërkesës së madhe nga publiku.
Aty, në një kapitull, Rama përshkruan qytetet shqiptare një nga një, duke theksuar zvetënimin e tyre, veçuar nga karakteristika përkatëse sociale.
Por çfarë ka shkruar aty për Sarandën, Delvinën dhe Konispolin?
Për Sarandën, mjaftohet vetëm me një fjali teksa shkruan: “Në Sarandën që mos pyet…”. Në nëntekst, ka parasysh boom-in e ndërtimeve pa kriter.
Për Delvinën zgjatet pak më tepër.
“Në Delvinë, si në sheshxhirimin pa aktorë të një filmi ëestern, ku boshllëku mes qytetit i mbetet vetëm diellit përvëlues dhe njerëzit vijnë anës si hije pa shpresë”.
Ndërsa për Konsipolin ka këtë përshkrim:
“Në Konispol, ku burrat dalin nga shtëpia pa gdhirë e hyjnë me lista në Greqi për të punuar argatë në portokoajtë e ullinjtë e zengjinëve fqinj, e për t’u kthyer përsëri, po me lista, të rraskapitur në mesnatë”.
Pas 10 vitesh, tashmë që synon mandatin e tretë, Delvina është e kuruar estetikisht por e zvetënuar ekonomikisht.
Saranda ka pasuar një boom turizmi, ndërkohë që ka përmisime të dukshme infrastrukturore dhe estetike.
Gjithashtu dhe Konispoli, por trendi i atyre që shohin ekonomikisht nga Greqia vazhdon. /sarandacity.al/