“Mos e çoni votën dëm për qoka farefisnie tek kandidat humbës”, ka qenë ajo çfarë kreu i fushatës së PS-së për Qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri këshilloi banorët e Bregut.
“Partia Demokratike se këta janë ata opozitarët kryesor qe kemi ne, se LSI- ja është në tretje tani, pak nga pak besoj do të na zhduket nga jeta politike.
Këta nuk e kanë vlerësuar fare zonën se nuk kanë asnjë përfaqësues. Nuk kanë menduar ndonjëherë për peshën e zonës që të ketë peshë politike, të ketë akses në vendimarrje dhe të përfaqësojë interesat e kësaj zone.
Do t‘ju vinë edhe nga partitë e tjera që kanë ndonjë farefis këtu, po ju them një gjë se janë edhe nga LSI-ja disa që kërkojnë se nuk kanë asnjë shans të zgjidhen deputet por vijnë kërkojnë ndonjë votë se kanë emrin.
Ata e kanë thjeshtë se duan të zënë ndonjë vend pune nesër për të kapur një drejtor, por ne na duhet gjëja e madhe…”, tha Gjiknuri, që sipas tij janë investimet.
“Mandatin tjetër përvec aeroportit të Vlorës do të bëhët patjetër edhe plani për aeroportin e Sarandës, i cili jam i bindur që do të realizohet sepse fizibiliteti ekonomik është bërë dhe do t’i japë një ngritje ekonomike turizmit në një pjesë të konsiderueshme të Qarkut të Vlorës.
Të gjitha këto janë akses më i mirë për turizmin dhe janë vepra që garantohen vetëm me mandatin e tretë të Edi Ramës”, u shpreh Gjiknuri.
Ai u ndal dhe tek investimet në infrastrukturën rrugore që lidhin gjithë malësinë e Labërisë me bregdetin dhe krijojnë një bajpas rrugor shumë më të shkurtër. /sarandacity.al/