Kandidatja demokrate denoncon mënyrën e funksionimit të ujësjellesit të Berdeneshit, duke thënë se që nga Roma e Lashtë nuk ekziston një i tillë.
“Ujësjellesi i ri i Berdeneshit, tallje me qytetarët, abuzim me fondet dhe papërgjegjshmëri për cilesinë e shërbimit publik.
Kjo gjendje që ju shikoni në foto është mjerimi i pushtetarve të rilindjes që nuk arrijnë dot të bëjnë një investim publik që t’i shërbejë qytetarëve.
Historia që nga Roma e Lashtë e deri më sot nuk ka parë ujësjellës si ky që ka bërë Rilindja në Berdenesh!”, shkruan kandidatja Zhupa, duke ia faturuar mishmashin e tubave pikërisht qeverisjes. /sarandacity.al/