Kandidati i Bindjes Demokratike në Qarkun e Vlorës, Ardi Kollozi, në një konferencë me mediat në Sarandë bëri thirrje për pjesëmarje në votime dhe iu drejtua qytetarëve për të votuar numrin 4.
“Jam pritur mirë në Sarandë, i kënaqur se kemi arritur të bindim banorët e Sarandës se Bindja Demokratike meriton të mbështetet.
Qytetarët e Sarandës në datën 25 prill duhet të refuzojnë ofertat e tjera politike,që në këto ditë po e tregojnë se e kanë të pamundur të drejtojnë këtë vend,. Prandaj t’i vëmë 4 kësaj klase politike. Të votojmë 4 për Bindjen Demokratike se kështu keni votuar për veten, për familjet dhe fëmijët tuaj”, është shprehur Ardi Kollozi në këtë deklaratë. /sarandacity.al/