Kreu i fushatës së PS-së për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, e nisi ditën me një mesazh përcjellë zgjedhësve në këtë ditë votimi.
“Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Me votën tuaj, ju keni në dorë të vendosni për fatin dhe qeverisjen më të mirë të këtij Qarku dhe të Shqipërisë. Unë ju kërkoj që të merrni pjesë masivisht në votime”, shprehet Gjiknuri.
“Ju falenderoj gjithashtu për fushatën e qetë dhe qytetare që zhvilluam së bashku”, vijon më tej ai.
“Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike për fushatën e qetë dhe qytetare që ne patëm në Vlorë.
Unë uroj që edhe dita e votimit të shkojë e tillë. Jam i bindur se pjesëmarrja juaj në votime do të jetë masive për të thënë zërin tuaj dhe ne për të ju dëgjuar.
Përfaqësuesit tuaj kanë nevojë të ju dëgjojnë dhe vota është çelësi për këtë. Prandaj, uroj votime të qeta, pjesëmarrje sa më të mirë dhe shpresoj që deri në daljen e rezultatit Vlora të jetë shembull i demokracisë dhe qytetarisë. Suksese të gjithëve!”, shprehet kreu i PS-së për fushatën në Qarkun Vlorë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/s3cm_bhlBEw