Deputeti Alket Hyseni, i cili s’do jetë më i tillë pas 25 prillit, zgjodhi një thënie të Abraham Lincoln-it për të shprehur votën e tij.
“Abraham Lincoln shprehej:
‘Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe djegin kurrizin, atëherë do të detyrohen të shtrihen të flenë mbi flluskat e tyre”, shkruhet prej tij.
Më tej, deputeti Hyseni shkruan se “sot është ditë e rëndësishme për shqiptarët, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por për brezat e ardhshëm.
Me qytetari, sikurse i ka hije Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, ta kthejmë në festë, nën diellin e kësaj dite të mrekullueshme le të ndriçojmë sot me votë rrugën e Shqipërisë, të ardhmes sonë dhe fëmijëve tanë”. /sarandacity.al/