Me mbylljen e procesit të votimit në Sarandë e më gjerë, kandidatja socialiste Anila Denaj përcolli me mesazh me nota optimizmi mbi procesin e sapopërfunduar.
“ Faleminderit Saranda, Delvina,Konispoli dhe Finiqi për qytetarinë që treguat sot, duke shprehur vullnetin e lirë, me pjesëmarrjen dhe votën tuaj.
Dhe pak orë na ndajnë nga fitorja e madhe e Mandatit të 3-të të Partisë Socialiste, për të vazhduar punët e nisura, për Shqipërinë e Ardhmja Jonë”, shkruan Denaj, duke besuar në fitoren e forcës që ajo përfaqëson. /sarandacity.al/