Nuk ka asnjë surprizë deri më tani në rezultatet në Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol.
Trendi i tyre flet për një fitore të padiskutueshme të PS-së.
Përgjithësisht në qarkun e Vlorës, PS është në avantazh me 6161 vota e ndjekur nga PD me 2392 vota dhe LSI me 559 vota.
Ndërkohë, në pothuajse çdo kuti që numërohet, në Sarandë, Delvinë e Konispol, PS është në avantazh me numër votash.
Ky trend është dhe në shkallë kombëtare, edhe pse PD ruan avantazhin në disa nga bastionet e saj.
Ja disa nga rezultatet e deritanishme:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, PD ka 1954 vota, PS ka 153, LSI ka 404 dhe PSD e Tom Doshit 888.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 1476 vota, PS 1138, LSI 291 dhe PLSDSH 70 vota.
Kukës
Në qarku e Kukësit PD ka 3326 vota e ndjekur nga PS me1820 vot. LSI 3 ka vota dhe PSD 13 vota.
Dibër
Në qarkun e Dibrës PD ka 2561 vota, PS 2240 vota, LSI 419 vota dhe kandidati i pavarur Elton Debreshi 38 vota.
Durrës
Në Durrës deri tani PS kryeson me 999 vota e ndjekur nga PD me 395 vota. LSI ka siguruar 17 vota dhe PSD 10 vota.
Tiranë
Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 9529 vota. PD ka 7313 vota, LSI 1435 vota dhe PSD 370 vota.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 4804 vota e ndjekur nga PD me 5320 vota dhe LSI me 663 vota. Ndërkohë kandidati i pavarur ka 378 vota.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 7621 vota, PD 5571 vota, LSI 765 dhe Nisma Thurje 73 vota.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 2960 vota e ndjekur nga PD me 1987 vota dhe LSI me 601 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 22 vota.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 4638 vota e ndjekur nga PD me 3608 vota dhe LSI me 939 vota. Ndërkohë PSD ka 55 vota.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 6161 vota e ndjekur nga PD me 2392 vota dhe LSI me 559 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 162 vota.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 4603 vota, PD 2701 vota, LSI 1770 vota dhe PSD-ja 21 vota. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?