Duke ndjerë atë që më së shumti e urren në këto momente, fitoren e sërishme të PS-së, pra Ramës, njeriu në Presidencë, Ilir Meta, ka dalë me pretendimin se numërimi i kutive të votimit po bëhet me selektivitet.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, shkruan Meta, i angazhuar hapur këto zgjedhje për LSI-në e tij dhe kundër qeverisë. /sarandacity.al/