Në një prononcim për Ora News, drejtuesi i fushatës së Qarkut Vlorë për PS-në, Damian Gjiknuri, tha se po tentohet mandati i 9.
“Me pjesën e mbetur të kutive pritet një thellim i rezultatit të PS-së konfirmojnë sondazhin që PS ruan thellësinë e rezultatit në Vlorë”, tha ai.
Siç theksoi Gjiknuri, “ka një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së dhe mendojmë se nëse do të thellohet mjaftueshëm rezultati për pjesën e mbetur të qendrave ne prapë mund të shkojmë afër mandatit 9”.
Ai gjithashtu rrëzoi pretendimet e Luan Ramës nga LSI mbi numërim selektiv të votave”
“Mjafton t’u referoheni statistikave për kutitë e mbetura dhe mund të shuani këtë kërshëri”, tha Gjiknuri
“A do të jetë fitore me lëkundje sizmike me 8 mandate, apo do synoni të 9-in?”, iu drejtua gazetari.
“Të mbarojë rezultati dhe përcaktojmë sa ballë është”, u përgjigj Gjiknuri, që me “tërmetin” e lidhin përgjimet e një dosjeje zgjedhjesh në 2017-ën.
Deri tani në Qarkun Vlorë, kur janë numëruar 248 kuti nga 445, rezultati është ky:
PS: 31 063 vota
PD: 17 353 vota
LSI: 3 461 vota. /sarandacity.al/