Në 02.20 të natës, ka përfunduar dhe numërimi në Sarandë, i cili u mbyll pa asnjë befasi.
I zgjatur 24 orë, me një ndërprerje afro 3 orëshe në mesditë për shkak të lodhjes së komisionerëve, pas numërimit të të 53 qendrave të votimit, rezultati qe ky:
PS: 7842 ose 53 për qind,
PD: 5061 ose 33 për qind,
LSI: 1480 ose 10 për qind.
Pra, siç mund të dallohet, rezultati qe i pastër në favor të PS-së.
E ndërsa në selinë e degës socialiste në qyte, lëshoheshin fishekzjarrë feste, në KZAZ 99, aty ku zhvillohej procesi i numërimit, pati një skenë idike në fund.
Rivalet kandidate, Ina Zhupa dhe Anila Denaj, patën një përqafim “Fair Play” mes tyre.
Duhet thënë se procesi, si votimi e si numërimi, kaloi pa asnjë kontekstim apo fërkim mes palëve. /sarandacity.al/