Mosmarrja e një mandati nga Vangjel Tavo në Gjirokastër, mund të konsiderohet si goditja më e madhe ndaj LSI-së në këto zgjedhje.
Tavo pranoi humbjen por pretendoi se garoi në kushte të pabarabarta.
“Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta”, shkruan ai në një mesazh në FB.
“Ky nuk është aspak justifikim por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju.
Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur.
Njeriu nuk humbet kurrë kur tashmë ka dhënë gjithçka në shërbim të të tjerëve ndaj për këtë do jem gjithmonë fitimtar sepse kam dhënë zemrën dhe energjitë e mia për banorët e qarkut të Gjirokastrës”, shkruan ndër të tjera politikani minoritar. /sarandacity.al/