Orë pas shpalljes së rezultatit për Sarandën, ku PS doli fituese e qartë, në të dy selitë rivale, në skajet e një godine të vetme ku ndodhen në Rrugën 1, asgjë nuk lëviz brenda dhe rreth tyre.
Dyert e të dyjave janë të mbyllura dhe askush nuk del apo hyn që aty.
Ngjan sikur fituesi nuk do ta lëndojë humbësin, ndaj dhe zgjedhë të heshtë.
Në mesnatë, kur u shpall rezultati përfundimtar, kandidatet rivale, Anila Denaj dhe Ina Zhupa, u përqafuan me njëra-tjetrën në KZAZ-në 90, aty ku të dyja ndodheshin duke ndjekur procesin e numërimit.
Rezultati final ishte:
PS: 7842 ose 53 %
PD: 5061 ose 33 %
LSI” 1480 ose 10 %. /sarandacity.al/