Në një fjalim fitoreje në Sheshin Skënderbej, kryeministri Rama e shpalli mandatin e tretë si të shuarjes së ndasive mes shqiptarëve, duke patur si kredo bashkëpunimin me opozitën.
“Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me shumicën dërrmuese.
Nëse arrijmë që t’i bashkojmë forcat me PD-në kjo dekadë do të hyjë në histori.
Unë kam lindur shqiptar nuk kam lindur socialist. Për mua demokratët janë shqiptarë pastaj janë demokratë.
Mallkimi i së shkuarës nuk na ka lejuar kurrë që tash e 30 vjet, ku jemi për së pari njerëz dhe shqiptarë. por vetëm për ditë të zeza kemi harruar për një çast që nëna nuk na ka lindur me fanellë partie”, tha Rama.
Ai ftoi Bashën që ta pranojë humbjen me dinjitet, pasi sipas tij, kështu do jetë më mirë dhe për vetë PD-në.
“Basha dhe PD ishin në skuadër e mirë, demokratët ishin kundërshtarë jo shumë të lehtë që mendojnë vlerësim për përpjekjen për të arritur të paarritshmen për ta. Më shumë se kaq nuk bëni dot, madje bën më shumë.
Mesazhi im është: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se bëre sa munde.
Shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe konkret pa asnjë paragjykim”, ishin fjalët e kreut të mazhorancës si fitues i mandatit të tretë. /sarandacity.al/