Kreu demokrat Basha, në një deklaratë nga selia e PD-së, zgjodhi të njëjtën gjuhë pretendimesh, apo dhe akuzash, tipike për çdo palë zgjedhje të humbura, si dhe për të gjithë mënyrën e të bërit opozitë në 8 vite.
“Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale”, ishin frazat e Bashës, pak pasi Rama e ftoi në bashkëpunim, me qëllim sjelljen e një ere të re në politikën shqiptare.
“Ne jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë.
Në do të vazhdojmë betejën më gjithë fuqinë tonë ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.
Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhe kurrë”, tha Basha.
Interesante në mesazhet e Bashës qe vetëidentifikimi si disident i ish-regjimit.
“U deshën vite që të rrëzonim regjimin, por ia dolëm se jemi njerëz të fortë, jemi popull që beson tek demokracia”. /sarandacity.al/