Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 05:30, në lagjen Nr. 4, Sarandë, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi Kastriot Hyseni, 44 vjeç, përdorues i lëndës narkotike.
Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja është shkaktuar nga overdoza. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet përgjigja e mjekut ligjor pas ekspertizës.
44-vjecari Hyseni i divorcuar jetonte i vetëm. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarë të tij, i shtrirë ne shtrat, pa shenja dhune. Dyshohet se 44 vjecari mund ta ketë humbur jetën rreth 3-4 orë para se të gjehej i pajetë.
Ky person ka qenë përdorurs i lëndëvr narkotike, i dënuar në Greqi për trafik droge, si edhe në Sadandë i dënuar disa herë për vjedhje. /sarandacity.al/