I zellshëm gjatë fushatës me mesazhe në FB, çuditërisht, Dr. Niko Kuri ka munguar deri më tani me një sosh përshëdetës, tashmë që gjithçka ka përfunduar, votimi dhe numërimi, e ai do te jetë deputet i parlamentit të ri shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
I fundit komunikim i tij me publikun është ditën e votimit, me një prononcim për mediat pasi hodhin votën e tij. E ndryshe nga homologët e tij poliitikë që kanë qenë aktiv gjithë këto ditë, sidomos në fund të procesit me përshëndetjet e tyre për elektoratet përkatëse, nga Dr. Niko përcillet një heshtje e pakuptueshme.
Sigurisht, nuk ka vend për aludime apo hamendje, pasi për të gjithçka ka shkuar vaj, është zgjedhur deputet.
Por pikërisht kjo e bën të pakuptueshme heshtjen e tij. /sarandacity.al/