Gazetarja e njohur Shpresa Dine i ka kushtuar një dedikim të nipit, ish-kandidatit demokrat Jolio Dine, si një koment poshtë një fotoje të tij në FB.
Por fjalët e zgjedhura nga gazetarja kanë plot thumbime në sensin politik të fjalës.
Ajo, veç fjalisë së parë, me sens familjar, të tjerat i ka patur tjetërlloj.
“Te kam flori, drite dhe teper te zgjuar e me kulture, shpirt i halles.
Ti je fitues perpara atyre qe te besuan dhe dhane verdiktin e tyre per Ty.
Asnjehere mos u thyej edhe pse nuk fitove sot, e nesermja te perket Ty, te rinjve si Ty, me dinjitet dhe vlera, perballe njerezve te vegjel ne gjykim dhe shpirtvegjel, qe nuk jane ne gjendje te njohin realitetin.
Per te rinj si ti, qe shume shpejt, shume i ri perqafove jeten demokrate ne qytetin tend kur asnjehere nuk ke menduar ta braktisesh, ka nevoje kjo Saranda jone.
Ata te cilet kane menduar se te kane vrare pas shpine, kane gabuar rende.
Dhe ky veprim do t’u rendoje per shume kohe atyre, ndersa Ti, drita ime, drita e familjes Dine, do te ecesh perpara, se ke mbeshtetjen e miqve te mire dhe bashkeqytetareve te Tu.
Te kam te mire prandaj edhe krenohem me Ty”, shkruan kolegia Shpresa Dine.
Në fakt, duhet veçuar se Jolio Dine zhvilloi deri diku një fushatë thuajse i vetëm, ku u dallua pa mbështetjen e strukturave të PD, të cilat rendën së tepërmi pas kandidates Ina Zhupa.
Megjithatë, Dine arriti të siguroje plot 2117 vota, duke u renditur i 5-i në Qarkun Vlorë për numër votash, 2 vende mbi renditjen zyrtare të Partise Demokratike.
Kështu, Dine tregoi se është një nga faktorët me të fuqishëm politikë të Sarandës, por edhe të Qarkut Vlorë. /sarandacity.al/