Anila Denaj, deri dje kandidate e sot deputete e Sarandës, përcolli përshëndetjen e saj për 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, ose ndryshe Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punonjësve sipas ligjërimit të ish-sistemit, me anë të tre fotove.
Duke shkruar shkurt e thjesht “Gëzuar 1 Majin! Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve”, Denaj e ilustroi këtë urim me tre foto pune nga Saranda. /sarandacity.al/