Me një thënie të gjetur inteligjente, ajo që do jetë në parlament me votat e sarandiotëve demokratë, Ina Zhupa, përcolli të parin dedikim pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Nuk ka asgjë për të festuar por ka shumë njerëz për t’u falenderuar!”, shkruan njëherësh zëdhënësja e PD-së, e cila arriti të marrë një mandat në Sarandë pa qenë banore e këtushme por vetëm mbesë në Fterë, ngjashëm si Denaj, bijë Kuçi.
“Një takim falenderimi për çdo kontribues të palodhur të kësaj fushatë të jashtëzakonshme për PD në degën e Sarandës!”, vijon Zhupa, duke e zhvendosur më pas artikulimin e saj politik te kundërshtarët.
Përballë një partie shtet që përdori çdo manovër, çdo mekanizëm pushteti për të tjetërsuar dhe blerë vullnetin e shqiptarëve, së bashku bëmë një betejë të fortë, të vërtetë dhe qytetare”, shkruan ajo.
Fundi i mesazhit është gjuha e lideshipit – e Bashës – e aktivizuar për t’ju përgjigjur humbjes.
“Beteja vazhdon deri në fitoren e shqiptarëve të ndershëm dhe punëtorë që duan, kanë votuar dhe e kërkojnë me cëdo kusht ndryshimin”, përfundin Ina Zhupa. /sarandacity.al/