Lika është ndër ato militante të thekura të PS-së qysh në lindje të kësaj partie, me të cilën nuk e lidh asnjë lloj interesi i ngushtë, siç ajo e pohon. Thjesht është një dashuri e pakushtëzuar dhe e pavënë në diskutim.
Nga ana tjetër, militanca e saj e përbetuar nuk ka asgjë egërshane, siç është zakonisht kjo kategori.
Fytyrëqeshja e saj e pandalshme është gati çarmatosëse në këtë pikë.
Dhe ndërsa flet me pasion për PS-në e saj, ajo thotë se kjo nuk e ka penguar aspak që të ketë shumë miq e mikesha nga kahja tjetër politike.
Në një bisedë me Vasilika (Ruçi) Papajn, ajo rrëfen vetëveten të lidhur me PS-në, si dhe për atë se çfarë e dallon partinë e saj të zemrës nga rivalja përballë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/46eyGsU0WXs