Dita e Dëshmorëve u përkujtua dhe në Delvinë.
Aty, autoritetet lokale e qytetarë të ndryshëm, kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të qytetit.
“Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!
Përulemi me respekt përpara veprës së të rënëve, bijve dhe bijave më të mirë të këtij trualli të lashtë që vunë në themelet e lirisë atë çfarë patën më të shtrenjtë, jetën e tyre.
I paharruar ndër breza do të jetë kujtimi i Tyre!”, shkroi kryebashkiakja Majlinda Qilimi. /sarandacity.al/