Policia e Vlorës raporton se janë arrestuar 5 roje bregdetare, të cilët, sipas versionit zytar, “gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.)
Mësohet se të arrestuarit janë: Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja, Besmir Meçe.
Ndërsa në Gjirokastër, thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 28 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Sofratikë-Libohovë, po transportonin me automjetin tip Audi A3, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. /sarandacity.al/
841667 656902The good intreguing articles keep me coming back here time and time once again. thank you so much. 705763
526699 727816Bookmarked. Kindly additionally visit my website. 324640
741854 246913A domain name is an identification label which defines a realm of administrative autonomy, authority, or control in the Internet. Domain names are also critica for domain hostingwebsite hosting 461394