Ramadan Pashaj, 70 vjeç, me origjinë nga Mallakastra, banues në Vrinë, është personi që për pak se nuk pati një fund tragjik te “Rrapi” në hyrje të Sarandës, pasi me automjetin e tij tip fuoristradë doli nga rruga e përfundoi në buzë të taracës së një godine poshtë saj.
Më saktësisht, aksidenti ndodhi aty ku ndahet rruga e katërt për të vijuar më poshtë me të tretën.
Aksidenti ka qenë pa pasoja serioze në njerëz. 70-vjçari në timon nuk ka patur ndonjë frakturë të rëndë, Si hall më të madh ai ka shfaqur faktin se në automjet kishte dokumenta, ndaj ka këshilluar policinë gjatë tërheqjes që të kujdesej për to.
Thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë me të cilën po ecte 70-vjçari në timonin e automjetit, pasi fillimisht është përplasur dhe me disa automjete të parkuara, para së të përfundojë mbi trotuar e më pas jashtë rruge. /sarandacity.al/