Drejtuesi i një motori, i cili u arrestua të martën pasdite në Igumenicë, jo vetëm që transportonte drogë që e kishte marrë nga bashkëpunëtorët e tij shqiptarë në zonën kufitare të Thesprotisë por edhe një pistoletë që po shqyrtohet nëse është përdorur në Greqi.
I riu grek u gjet nga oficerët e policisë të Prokurorisë së Drogës Igumenica, të Grupit DI.AS. dhe Sigurimit që kishin vendosur një bllokadë në zonën e Sajadhës.
Sapo i pa, ai shtypi gazin dhe shtoi shpejtësinë, duke u përpjekur të shpëtonte me manovra të rrezikshme, si rezultat i së cilës nisi ndjekja e tij.
Në rrugën e re bregdetare të Igumenicës motori u përplas me një makinë që drejtohej nga një grua dhe për rrjedhojë drejtuesi i motorrit ra në tokë, ku u ndalua dhe u arrestua.
Nga kontrolli ushtruar në çantën që mbante me vete, u gjetën tetë pako me kërp të papërpunuar me peshë gjithsej tetë kilogramë dhe 460 gramë dhe një revole Tokarev me shtatë gëzhoja, të cilën ai e kishte marrë në kufi për ta transportuar në Athinë.
Për më tepër, u zbulua edhe se ai nuk kishte patentë shoferi.
U konfiskua motoçikleta, 170 euro dhe telefoni celular i autorit, i cili është dërguar në Prokurorine Publike të Thesprotisë, për t’u ndjekur penalisht për import, transport dhe trafik të drogës, shkelje të ligjit për armët dhe Kodin e Trafikut dhe mosbindje. /sarandacity.al/