Më herët sot, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias u takua me ambasadoren e re shqiptare në Athinw, Luela Hajdaraga.
Media greke shkruan se gjatë takimit, ata diskutuan shtysën pozitive për bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me rastin e 50-vjetorit të sotëm të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, sipas një postimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter. /sarandacity.al/