Kreu i fushatës demokrate në Vlorë, ku përfshihej Saranda, Delvina e Konispoli, Bujar Leskaj, tha se kishte falanderuar shtabin delvinjot për atë që dhanë për 25 prillin.
“Zhvillova një takim me numëruesit, vëzhguesit e komisionerët e Partisë Demokratike në bashkinë e Delvinës.
I falenderova për punën, përkushtimin, devotshmërinë e treguar, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe gjatë procesit të numërimit e mbrojtjes së votave nga ana e tyre.
Puna e tyre dhe e strukturave të partisë gjatë fushatës dha frytet e veta, sepse kjo bashki pati rritjen më të madhe në zgjedhje, 73% të votave në mbështetje të Partisë Demokratike në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të 2017.
Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e PD Delvinë, Hari Imeri, kandidatin për deputet, Julian Zoto, strukturat e degës dhe bordet pranë PD.
Falenderim për anëtarët e Forumit Rinor dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë si mbështetës aktivë e të pandarë të PD”, shkruan Leskaj.
Më tej, pas këtij kortezialiteti brenda familjes politike, Leskaj kalon direkt te kudërshtari dhe përbetohet.
“I garantova miqtë demokratë që Rama këto zgjedhje të blera as nuk duhet t’i gëzojë e as do t’i gëzojë”.
Gjithashtu, ai përcjell qëndrimn se Basha duhet mbrojtur e sulmuar Rama.
“Strukturat e Partisë Demokratike të Delvinës, si në mbarë Shqipërinë do të vazhdojnë përballjen me regjimin e Ramës deri në rrëzimin e tij, duke grumbulluar të gjitha faktet që dëshmojnë për blerjen e votave, por edhe do të jenë në krah të luftës të kryetarit Lulzim Basha, për zbardhjen e plotë të manipulimeve e masakrës elektorale të 25 prillit”, përfundon Leskaj. /sarandacity/