Rasti i përdhunimit të një të miture nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në shoqërinë e Assos, Korint. Ngjarja e rëndë, sipas informacionit, ka ndodhur në një familje shqiptare me 4 persona, prindërit dhe dy fëmijë.
E mitura 17-vjeçare u ankua të enjten me nënën e saj në Departamentin e Policisë Vrachati se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 12 vjeç. E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku ndaluan babanë 45-vjeçar të të miturës për të hetuar ngjarjen.
Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.
Kohët e fundit 45-vjecari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati. /sarandacity.al/