Kryetari demokrat i Delvinës, Hari Imeri, i njohur për fizikun dhe tipin e tij sportiv, duke qenë njëherësh dhe mesfushor i “trojanëve”, ka ofruar në rrjete një foto të tij tejpolitikës, gjithashtu tej seriozitetit apo kostumit serioz politik, duke përçuar mesazhin e gjerësisë së jetës jodomosdoshmërisht e gjitha politikë.
Pasi ka lënë pas krahëve një fushatë të ngjeshur, ai shfaqet ndryshe, duke shkruar si për diçiturë fotoje: “Përtej politikës”.
Dhe në fakt, përtej politikës po troket sezoni, i cili dhe pse ende nën një krizë pandemike globale, duket se për Sarandën dhe zonën përrreth do jetë tejet premtues.
Duket se fotoja e Imerit, edhe pse në kushte humbjeje zgjedhjesh, përcjell pikërisht këtë ndjesi. /sarandacity.al/