Një grabitje me autorë dy djem dhe një vajzë ndodhur në orët e mbrëmjes në një pallat në Lagjen 4.
I shënjestruari qe një kambist, Ibrahim Didani, të cilit treshja e të rinjve grabitës i ka marrë një shumë prej 500 mijë lekësh të reja, pra 5 milion.
Ata e kanë pritur “prenë” e tyre lekëshumë në ashensor, ku dhe kanë realizuar planin e tyre të grabitjes edhe duke e goditur kambistin. Ky i fundit, për shkak të disa lëndimeve fizike, ndodhet në spital.
Policia ndodhet në vendgjarje duke kryer ekzaminime e gjithashtu po heton për të mbërritur tek identifikimi dhe kapja e autorëve. /sarandacity.al/