Ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, kreu i fushatës për Qarkun Vlorë Damian Gjiknuri, përcolli konsideratat e tij, ku veçoi me shifër votuesit që vendosën për PS-në fletëvotim.
“Mirënjohje pafund secilit prej 59024 votuesve që i besuan Partisë Socialiste në Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol. Garantoj se besimi që na dhatë do të përkthehet në më shumë punë dhe vëmendje për Qarkun e Vlorës në 4 vitet e ardhshme.
Falenderim për çdo anëtar të PS, kryetar OS, patronazhist, komisioner, drejtues politik, deputet, ish-deputet, që me punën e palodhur, gjithë sëbashku mundëm të ruajmë rezultatin historik rekord në Qarkun Vlorë me 8 mandate dhe përqindjen më të lartë të votave për PS krahasuar me gjithë qarqet e tjera. Suksese!”, shkruan Gjiknuri, duke u ndjerë triumfalist dhe brenda vetë PS-së. /sarandacity.al/