Deputetja në pritje e Sarandës Ina Zhupa pretendon për një mesazh me motiv denoncues të ardhur në celularin e saj, i cili i atribuohet Drejtorisë Arsimore Sarandë.
Sipas mesazhit, mësuesve iu është përcjell fakti për një mungesë fondesh, gjë që ka pamudësuar hedhjen pagesës për orët suplementare.
Dhe këtë mesazh, Zhupa e ka përkthyer dhe komentuar politikisht, me frazat klasike të ligjërimit opozitar.
Paratë e buxhetit harxhoheshin në fushatë elektorale dhe sot njoftojnë mësuesit e Sarandës që nuk ka fonde për t’i paguar.
Duan të vjedhin edhe mundin e mësuesve ndërsa me paratë e tyre vodhën zgjedhjet.
Ky është mesazhi në Whatsapp që ju ka mbërritur drejtuesve nga Zyra Arsimore Sarandë: ‘Përshëndetje! Uroj të jeni mirë. Ju lutem njoftoni mësuesit tuaj që këtë muaj nuk janë hedhur orët suplementare për mungesë fondesh. Faleminderit’.
Paratë për të paguar oligarkët për koncensione fantazëm gjenden dhe nuk vonojnë asnjë sekondë.
Paratë për të paguar punën e mësuesve që mbajnë familjen me rrogat e tyre dhe që sakrifikojnë në një shtet që nuk kujdeset për ta nuk gjenden!
I bëj thirrje të bëjnë pagesat e orëve suplementare siç ju takon mësuesve.”, përfundon mesazhin e saj Ina Zhupa. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?