Ambasadori Soreca njoftoi nisjen e një turi, nga Vermoshi në Konispol, i cili do jetë në kuadër të Muajit të Europës.
Në këtë tur përfshihen dhe mbërritjet e një autobusit simbolik në jug të vendit, në Sarandë e Delvinë, sipas kalendarit përkatës.
Ne do të jemi në rrugë për tre javë, duke ndaluar çdo ditë në një bashki, shumica e tyre ku nuk kemi qenë kurrë.
Ju do të dalloni autobusin tonë duke shëtitur përreth! #TeamEurope do t’ju arrijë atje ku jeni.
Në qytetet dhe në fshatrat tuaja, në lugina dhe në male. Bashkohu me ne!
Në tre javët e ardhshme, ne duam t’ju dëgjojmë dhe të lidhemi me ju, personalisht,” shkroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca. /sarandacity.al/